Site icon Telegrafi

Në Britani të Madhe do të kontrollohen për coronavirus 2,000 njerëz që kanë udhëtuar nga Kina

Autoritetet në Britani të Madhe, janë në kërkim të 2,000 njerëzve që kanë udhëtuar nga Wuhan në dy javët e fundit, derisa në Francë janë raportuar tre të sëmurë me këtë sëmundje, ndërsa në Kinë numri i të vdekurve ka arritur në 41.

Deri më tani, një pacient britanik është testuar nga mjekët me veshje speciale, ndërsa është thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes, transmeton Telegrafi.

Por, në Francë gjendja duket se është më e rëndë, pasi në dy spitale u diagnostikua nga një pacient, derisa më vonë u bë edhe një i tretë, që ishte prindi i njërit prej të sëmurëve.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn ka thënë se në këtë shtet është gjetur rasti i parë në kontinent, derisa nuk mohohet se mund të ketë edhe të tjerë.

Njëri prej të prekurve, kishte arritur nga Wunah para dy ditësh dhe ka qenë në kontakt me një numër njerëzish, të cilët janë në kërkim nga autoritetet franceze.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, Kina ka njoftuar se numri total i të prekurve ne coronavirus është 1,287, ndërsa mjekët janë duke bërë përpjekje maksimale për t’i shëruara dhe të ndalojnë përhapjen e sëmundjes. /Telegrafi/

Exit mobile version