Telegrafi

Në Britani të Madhe, nga nesër do të paguhen pesë cent për çdo qese plastike

Sipas hartuesve të këtij projekti, vetëm vitin e parë do të reduktohen 79 për qind e qeseve plastike, që përdoren në treg.

Me anë të pagesës së qeseve, pritet të reduktohet në 80 për qind përdorimi i qeseve plastike, në dyqane dhe supermarkete.

Po ashtu pritet të kursehen 90 milion euro, që shfrytëzohen në pastrimin e mbeturinave, si dhe të mblidhen 870 milion euro për çështje të mira.

Iniciativa del të ketë mbështetje të madhe nga shitësit, me 62 për qind e të cilëve, mendojnë se është mirë të paguhen nga pesë cent për një qese plastike. /Telegrafi/