Telegrafi

Në Britani të Madhe bie papunësia

Numri i të papunëve është zvogëluar për 49.000 persona për tremujorin e dytë, duke arritur shifrën prej 2.457 milionë njerëz, tregojnë të dhënat e Shërbimit statistikorë kombëtar (ONS).

Kjo është rënia më e madhe e papunësisë për një tremujor në Britani, prej qershorit të vitit 2007, ku papunësia deri në fund të qershorit ka qenë 7.8 për qind dhe është e pandryshuar krahasuar me tre muajt paraprak e deri në fund të majit. /agjencitë/telegrafi/