Britania ka raportuar ditën e sotme 431 viktima që lidhen me coronavirusin duke e bërë këtë numër shifrën më të ulët të viktimave në muajin mars në Ishull.
Numri total i viktimave ka shkuar në 20732.
Rënia është shumë e madhe, ku dje u raportuan 831 persona që kishin humbur jetën ndërsa sot thuajse përgjysmë.
Numri i personave të infektuar të rinj ishte 4463 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 152840. /Telegrafi/