Brenda ‘barkës fantazmë’ nga Koreja Veriut, që përfundoi në brigjet e Japonisë qendrore, janë gjetur trupat e tetë personave.
Imazhet e tregojnë lundrën e rrotulluar në Kanazawa, që kishte stemën e Kim Jong-Il, babait të diktatorit të tanishëm, transmeton Telegrafi.
Numri i këtyre barkave veri koreane, që kanë përfunduar në brigjet japoneze, ka shënuar numrin rekord prej 104 gjatë vitit të kaluar, ndërsa gjatë 2016-ës janë gjendur 66.
Këto janë quajtur si anije fantazmë, pasi nuk dihet prej nga vijnë apo kush i drejton, ndërsa mendohet se ata ishin në ikje prej diktaturës së tmerrshme të Kim Jong-Un.
Në anën tjetër, zyrtarët e shtetit të izoluar, kanë thënë se ata kanë humbur drejtimin apo pësuan fatkeqësi në det, teksa ishin në kërkim të peshqve. /Telegrafi/