Telegrafi

Në brigjet e Himarës është zënë një peshk shumë helmues – vdekjeprurës (Foto)

“Lagochephalus Sceleratus” është emri latin i peshkut, i cili pas ngrënies shkakton paralizë të muskujve, bllokon frymëmarrjen dhe ndalon zemrën.

Fotografitë e postuara të këtij peshku po bëjnë xhiro nëpër rrjetet sociale në Shqipëri, ku po kërkohet të kenë kujdes të gjithë ata që blejnë peshq në treg, transmeton Telegrafi.

Mësohet se peshkatarët nuk kanë qenë në dijeni për rrezikun që përbën ky peshk, teksa e kanë vënë për shitje tek qytetarët e rëndomtë. /Telegrafi/