Site icon Telegrafi

Në Brazil zbulohet një fis i ri (video)

Agjencia shtetërore, e njohur me shkurtesën Funai, vlerëson se 68 fise të izoluara, të cilët nuk kanë pasur kontakte deri më tash me civilizimin, jetojnë ende në malet e amazonës.

Fisi i zbuluar rishtas jeton në katër kolibe të mëdha prej kashte. Ata rrisin misër, banane, kikirikë dhe perime tjera.
Sipas rezultateve paraprake të Funia, popullata i takon grupit të gjuhës pano, i cili shtrihet prej Amazonës së Brazilit deri tek xhunglat e Perusë dhe Bolivisë. Ky rajon vlerësohet si më i madhi në botë sa i përket popujve që nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme. Përveç ekzistimit të 14 fiseve që tashmë njihen, Funai dyshon se ekzistojnë edhe tetë fise tjera.

Kulturën dhe ekzistencën e tyre e rrezikon gjuetia ilegale, prerja e pyjeve, minierat, veprimtaritë e misionarëve të ndryshëm dhe tregtia me drogë përgjatë kufijve të Brazilit. Përkundër kërcënimeve, shumica e fiseve autoktone braziliane ruajnë gjuhën dhe mënyrën e jetesës së tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version