Site icon Telegrafi

Në Bozovcë të Malësisë së Sharrit u mbajtën Karnavalet Ilire (Video)

Manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire” sivjet në Bozovcë të Malësisë së Sharrit tuboi një numër të madh të njerëzve midis të cilëve edhe myftiut të Strugës Meqail Osmani dhe studiues të shumtë nga Prishtina dhe Maqedonia. Organizatori u shpreh se ky manifestim kultivon vlerat e historisë së lashtë ilire.

Në kuadër të manifestimit u dha një program i begatshëm kulturor. Aktori Arsim Fazlija prezantoi një monodrame me motive nga malësia. Ndërsa valle me motive popullore prezantuan shoqëritë kulturore “Xheladin Zeqiri” dhe “Emin Duraku”.

Në këtë manifestim u promovua edhe revista shkencore “Scupi” e cila kryekëput i kushtohet Karnavaleve ilire në Bozovcë, ndërsa rreth saj folën profesorët Fatmir Sulejmani dhe Izaim Murtezani. Karnavalet ilire u mbajtën për të nëntin vit me radhë.

https://www.youtube.com/watch?v=QW1p6vh3SVA

Exit mobile version