Telegrafi

Në Bosnje digjet flamuri serb (Video)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku shihen dy burra në Bosnje e Hercegovinë duke djegur flamurin serb.

Në xhirim ata janë të armatosur e të maskuar, dhe në një anë kanë një flamur arab e në tjetrën atë të Bosnje e Hercegovinës, transmeton ‘Rreth Botës’ në KTV.