Site icon Telegrafi

Në Bosnjë dhe Hercegovinë mbahen zgjedhjet lokale

Një Bosnjë dhe Hercegovinë sot po mbahen zgjedhjet lokale, teksa në vend janë ngritur tensionet etnike.

Më shumë se 3.3 milionë votues kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjet në dy entitet që e përbëjnë këtë shtet, i cili aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në garë janë 74 këshille komunale, katër këshille të qytetit dhe 131 zyra për kryetar komune në federatën Bosnjake-Kroate.

Në entitetin serb, Republikën Serbe, do të votohet për të zgjedhur 10 kryetar komune si dhe 57 këshille komunale dhe gjashtë këshille të qytetit. Votuesit do të zgjedhin në mes të liderëve të partisë nacionaliste dhe koalicionit pro-evropian.

Exit mobile version