Site icon Telegrafi

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe gjashtë të vdekur dhe 327 të infektuar rishtas me coronavirus

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore të vendit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 327 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

Siç bëhet e ditur më tej, përcjell Telegrafi, 1,002 mostra u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BeH, nga të cilët 273 ishin pozitivë për coronavirusin.

Rastet e reja janë regjistruar thuajse në të gjitha kantonet në Federatën e BeH.

Deri më tani, një total prej 135,430 mostrash janë testuar, dhe me SARS-CoV-2 janë konfirmuar në 14,921 persona.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e BiH është 403, nga të cilët 265 janë meshkuj dhe 138 janë femra. /Telegrafi/

Exit mobile version