Në Bosilevë u mbajt marsh protestues për të kundërshtuar hapjen e një xeheroreje në komunën në fjalë, bën të ditur Tv Telma.
Fëmijë dhe të rritur u tubuan te stadiumi i futbollit për të marshuar deri në qendër edhe u mbajtën fjalimet për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit thonë se lufta kundër xeheroreve do të ashpërsohet dhe masovizohet. Ata kërkojnë reagim nga organet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre të merren seriozisht.
Pjesë e protestës ishte edhe kryekomunari i Bosilevës, përfshi politikanë tjerë.
Mirëpo koncensioneri Euromaks Resources, edhe pse thotë se i mbështet protestat për mbrojtje të mjedisit, sërish konsideron se lajmet e rrejshme dhe gjuha e urrejtjes nuk është aktivizëm qytetar./Telegrafi/