Telegrafi

Në Bogota sërish u hap Muzeu i Arit

Në të do të ekspozohen me mijëra artefakte të arit, midis të cilëve edhe copë që opinioni kurrë nuk ka pasur mundësi t’i shikojë.

Në pronësi të muzeut është koleksioni më i rëndësishëm botëror i sendeve të arit që datojnë nga periudha ndërmjet vitit 500 para epokës sonë dhe shekullit të XVI-të.

“Në këtë muze tani ka 1.749 sende më shumë se sa muzeu i vjetër. E rikonstruktuam pasi konstatuam se në lokalet e vjetra nuk kishte vend të mjaftueshëm për disa sende të rëndësishme", tha Hoze Dario Uribe, shef i Bankës Qendrore të Kolumbisë.

Ekspozita është edhe dëshmi për historinë e hershme të Kolumbisë të treguar përmes sendeve që kanë një vlerë të paçmueshme e që kanë të punuara nga popujt autokton, të cilët jetonin në rajonin e El Dorados para ardhjes së evropianëve.

Për ta ari ishte i shenjtë, kështu që momentet më të rëndësishme të jetës së tyre i përjetonin përmes sendeve të arit. Punimet më reprezentative prej tyre do të ekspozohen përgjithmonë në muze, ndërsa të tjerët kohë pas kohë do të ndërrohen.

Muzeun e arit për herë të parë e hapi Banka Qendrore e Kolumbisë në vitin 1930 në shenjë kujtimi për popujt që dikur kanë jetuar në këtë rajon. /Alsat-M/