Tek kalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 15 deri në 30 minuta, ndërsa në kalimet kufitare tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, kumtoi LAMM.
Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa me korsi të thata. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është normal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LAMM paralajmëro për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të lejuar dhe respektimin e rregullave në komunikacion. Në grykat e vendit mund të shfaqet rrëshqitje të dheut, veçanërisht në rrugët Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. /Telegrafi/