Intensiteti i komunikacionit në vend është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 30 deri më 45 minuta, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM thonë se komunikacionin në vend po zhvillohet në rrugë të thata.
Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërsht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/