Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Është rritur intensiteti i qarkullimit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc.
Sipas LAMM koha e pritjes për dalje nga vendi në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/