Site icon Telegrafi

Në Bjelovar të Kroacisë, shqiptarët hapin Qendrën Kulturore

Shoqata e shqiptarëve të prefekturës së Bjelovarit të Kroacisë, kanë hapur Shtëpinë e Kulturës në këtë qytet për komunitetin shqiptar.

Kjo shtëpi kulturore e cila është e dyta e këtij lloji, është blerë me mjetet financiare të Zyrës për të drejtat e njeriut, me lobim të deputetes së vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë Ermina Lekaj Prljaskaj. Një tjetër pritet të hapet dhe në Osjek.

Në këtë ceremoni të hapës së kësaj Shtëpie të Kulturës, të rinj shqiptarë që jetojnë në këtë vend, me veshje tradicionale,kanë shënuar hapjen e kësaj shtëpie kulturore.

Me këtë rast deputetja zErmina Lekaj Prljaskaj, tha për Telegrafin se gjatë këtij viti po punohet shumë që edhe në Istria, të blihet një Shtëpi Kulture për komunitetin shqiptar, Sipas saj, për dy vite janë blerë katër Shtëpi Kulture, në prefektura të ndryshme.

“Qëllimi është që komuniteti shqiptar të ketë Shtëpi të Kulturës në pronësi të saj, dhe me këtë t’ju ndihmohet brezove te ri, të mos asimilohen dhe njëherit të integrohen në shoqërinë kroate. Gjatë mandatit tim i kemi vënë dy shtatore të Shën Nënë Terezës, dhe i kemi blerë tri Shtëpi, dhe të për të katërtën jemi në negociata për blerje”, tha për Telegrafin deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, duke shtuar se së shpejti në Zadar do te vihet bista e Skënderbeut

Me të gjitha këto angazhime dhe investime, deputetja Lekaj Prljaskaj, tha se kjo e ka një domethënie se komuniteti shqiptar, pas punës  dhe veprimtarisë shumëvjeçare ,ka filluar t’i vënë themelet e veta, dhe të lënë gjurmë në shoqërinë kroate. /Telegrafi/

Nga Lumturie Beka

Exit mobile version