Site icon Telegrafi

Në binarë të gabuar…

Martin Rapos, 31-vjeçar, u shtri në binarët e qytetit Deiva Marina duke pritur trenin ekspres i cili udhëton për Gjenova që ta godasatë me shpejtësi më të madhe se 170 kilometra në orë.

Në vend të kësaj ai pa trenin duke kaluar pranë tij në binarë tjerë.

Vozitësi i trenit e vërejti sllovakun Rapos dhe thirri policinë të cilët e dërguan në spital ku po trajtohet nga depresioni.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ai e kishte planifikuar vetëvrasjen me shumë kujdes dhe e dinte saktësisht kur do të vinte treni – por i kishte ngatërruar binarët".

Exit mobile version