Në punëtorinë rajonale ”Së bashku për shëndetin e të gjithëve deri më 2020” që në tre ditët e fundit u mbajt në Berovë, u miratuan disa dokumente për zbatim të Strategjisë për shëndet publik deri më 2020”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aktivitet u nënshkrua dukumenti për foricmin e bashkëpunimit ndërsektoral dhe u miratuan dokumentet për zbatimin e Strategjisë shtetërore për shëndet publik derimë 2020, e sjellur këto ditë në Komitetin për shëndet dhe ambient jetësor.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të shtëpive të shëndetit të Maqedonisë Lindore, komunat dhe sektori i OJQ-ve, të cilët u njohën me Strategjinë e re shtetërore për shëndet publik deri më 2020./Telegrafi/