Telegrafi

Në Berovë gjendet i vdekur një shtetas bullgar

Në qytetin e Berovës është gjetur i vdekur shtetasi bullgar T. G. M nga Plovdivi. Sipas policisë, kufoma e tij është gjetur nga kolegët e tij me të cilët ka ardhur në Berovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të gjitha gjasave, shtetasi bullgar ka ndërruar jetë nga vdekja natyrale, e konstatuar edhe nga mjeku. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe policore dhe një prokuror publik.

Me urdhër të prokurorit, kufoma e T. G. M është dorëzuar në obduksion./Telegrafi/