Site icon Telegrafi

Në Berovë -11, në Kodrën e Diellit 14 centimetra borë

Sipas Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë gjatë mëngjesit të sotëm më ftohët ka qenë në Berovë ku janë shënuar temperatura deri në -11 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale janë shënuar në Dojran me zero gradë celsius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga EHM gjithashtu njoftojnë se temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Llazarapole -10 gradë celsius, në Mavrovë -9, në Shkup (Petrovec) -8, në Kriva Pallankë dhe Krushevë -7, në Tetovë, Strumicë, Dibër dhe Shkup -6.

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës deri në orën shtatë të mëngjesit ka arritur 14 centimetra, ndërsa në Krushevë nëntë centimetra dhe Mavrovë tetë centimetra./Telegrafi/

Exit mobile version