Telegrafi

Në Bern promovohen dy libra për historinë e shqiptarëve

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, ditë më parë organizuan promovimin e librave “Gjuha e Shkipëtarëve” dhe “Skenderbeu, Mbreti i Epirit”, përkthyer nga gjermanishtja e vjetër gotike e nga latinishtja nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola.

Libri “Gjuha e Shkipëtarëve” është botuar në vitin 1835 në gjuhën gotike, në shumë pak ekzemplarë. Kurse libri “Skënderbeu…” është 550-vjeçar dhe përmban dokumente të panjohura gjer më tani për publikun.

Të pranishmit vlerësuan lart këto dy vepra me vlerë historike dhe kombëtare.