Në edicionin e 64 të këtij festivali, në kategori të ndryshme, do të shfaqen 409 filma. Në garën për ‘Ariun e artë’ dhe ‘Ariun e argjendtë’ do të konkurrojnë 20 filma.
Jashtë konkurrimit do të shfaqet filmi “The Monuments Men” me të famshmin George Clooney në rolin kryesor, ndërsa edhe filmi gjermano-francez, “La belle et la bete” dhe filmi “Nymphomaniac Volume”, nuk do të përfshihen në garë.
Drejtori i festivalit, Dieter Kosslick, ka njoftuar se në Berlinale këtë vit do të jenë të pranishëm shumë yje të njohura të filmit, mes tyre, George Clooney, Bradley Cooper, Charlotte Gainsbourg, Matt Damon, Catherine Deneuve, Forest Whitaker, Bruno Ganz, Uma Thurman e Viggo Mortensen. /Telegrafi/