Një bombë 100-kilogramëshe e epokës së Luftës së Dytë Botërore u zbulua pranë sheshit të famshëm të kryeqytetit gjerman “Alexanderplatz” gjatë disa punimeve ndërtimi, njoftoi sot policia në “Twitter”.
“Bomba do të çaktivizohet gjatë ditës”, tha policia duke shtuar se përgatitjet kanë filluar.
Ky operacion mund të sjellë çrregullime të trafikut gjatë natës për shkak të mbylljes së rrugëve.
Bomba u gjend në kryqëzimin mes rrugëve “Voltairestrasse” dhe “Dircksenstrasse”.