Telegrafi

Në Beograd u bë sinkronizimi i transformimit digjital të sistemit arsimor, ku merr pjesë edhe Maqedonia

Përfaqësuesit e ministrive të Arsimit të rajonit u mblodhën në Beograd, ku i kanë sinkronizuar udhëzimet për transformimin digjital të sistemit arsimor.

Kjo bëhet si pjesë e strategjisë për përparimin e arsimit në Ballkanin Perëndimor në periudhën e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konkludimet për tejkalimin e zbrazëtirës digjitale në sistemin arsimor në rajon do të prezantohen më 1- korrik në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit, e nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Gordana Janakievska, nga Instituti Arsimor i Shkupit, tha se hapat serioz të parë të digjitalizimit të arsimit në Maqedoni janë bërë përmes kursve virtuale që arsimtarët i ndjekin, me qëllim të plotësimit të zbrazëtirës ndërmjet tyre dhe nxënësve.

Sipas saj, Maqedonia me sukses e ka filluar realizimin e projektit të British Council, “Shkolla për shekullin 21”, me futjen në përdorim të Mikro Bit kompjuterit të xhepit që përdoret për mësim të programimit dhe kodimit, që nga mosha e hershme./Telegrafi/