Telegrafi

Në Beograd shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, raportojnë mediat serbe.

Lidhur me këtë veprim, ditë më parë kishte paralajmëruar kryetari i këtij qyteti Zoran Radojiçiq, i cili tha se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike të shkaktuar nga coronavirusi, po detyrohen të ndërmarrin një veprim të tillë, transmeton Telegrafi.

Sot gjithashtu do të duhej të merreshin vendime edhe për tri masa të reja – ndalimin e tubimeve prej më shumë se 100 personave në hapësira të mbyllura (në një distancë mes personave nga 1.5 metra).

Në ambiente të hapura lejohen deri në 500 persona të mblidhen, kurse do të ndalet puna në klubet e natës pas orës 23:00.

E sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nga e hëna fillojnë edhe me shqiptimin e dënimeve për të gjithë ata persona që nuk bartin maska mbrojtëse. /Telegrafi/