Skuadra belge e Standard Liege dhe mbrojtësi Amir Rrahmani ka arritur marrëveshjen.
Sipas ueb faqes belge, “Votebalkrant”, mbrojtësi 25-vjeçar i ka dhënë fund aventurës me Dinamon e Zagrebit dhe do të zyrtarizohet te skuadra belge ditëve të ardhme.
Mësohet se transferimi i shqiptarit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 2-3 milionë euro klubit të Standardit.
Rrahmani do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Mërgim Vojvoda, i cili po ashtu është bashkuar me klubin në këtë afat.
Edicionin e fundit, Rrahmani u aktivizua 26 ndeshje me Dinamon e Zagrebit në të gjitha garat, ku ka shënuar tri gola.
Ai mbetet shtylla e mbrojtjes së Kosovës, ku deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje. /Telegrafi/