Telegrafi

Në BE pritet të krijohen 2.1 milionë vende të reja pune

Në qoftë se të zbatohet siç duhet plani i investimeve prej 300 miliardë eurosh i shpallur pak kohë më parë nga Komisioni Evropian, në vendet e BE-së pritet të krijohen 2.1 milionë vende të reja pune para vitit 2018.

Kështu thuhet një raport studimi të publikuar të mërkurën nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Në këtë raport vihet në dukje se plani i investimeve i Bashkimit Evropian mund të rritë forcën konkurruese dhe të zgjidhë vështirësitë e punësimit nëpërmjet investimeve në sektorin publik e atë privat.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian shpalli një plan investimesh, ku parashikohet krijimi i një fondi të ri investimesh strategjike prej 21 miliardë eurosh, i cili pritet të nxitë investimet nga sektori privat me vlerë prej 315 miliardë eurosh nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Në formën e kreditimit, pjesëmarrjes në aksione etj., ky fond investimesh strategjike do të sigurojë financim për projektet e sektorit privat dhe shpresohet se gjatë 3 vjetëve të ardhshëm, do të tërhiqen më shumë investime private.

Fondi do të investojë kryesisht në sektorin e energjetikës, telekomunakiacionit, digjitalizimit, komunikacionit, arsimit etj. /Telegrafi/