Jemi mësuar të dëgjojmë se dyert e Bashkimit Evropian (BE) janë të hapura për Maqedoninë vetëm nëse tejkalohen ndarësitë rreth kontestit të emrit me Greqinë. A thua sa mban kjo tezë? Mendoj se kjo do të lëvizte procesin në një drejtim pozitiv dhe një hap përpara.
Shumë me rëndësi për Maqedoninë është që t’i ngjallë pak më shumë marrëdhëniet me BE. Revitalizimi i relacioneve Bruksel – Shkup është i nevojshëm që të ndërpritet keqësimi i mëtejmë i situatës në vend.
Ende nuk është e ditur nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ndikojë në bisedimet për emrin- çështje për të cilën Maqedonia që nga viti 2005 është me statusin e kandidatit, por jo edhe me datë për bisedime.
Nga ana tjetër, kemi rritje të njëpasnjëshme të kritereve për anëtarësim në BE pas përvojës së hidhur me Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa qëllimi kryesor është largimi nga anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE. Kjo politikë e Brukselit disa herë është kritikuar nga analistë dhe njohës të çështjeve politike në rajon, të cilët kanë parashikuar se më këtë arrihet kundërefekt dhe zvogëlohet kredibiliteti i BE-së në Ballkan, ndërsa si shembull merret pikërisht Maqedonia.
Zgjerimi i BE-së duhet të mundësojë transformime, t’u japë legjitimitet reformave varësisht nga kredibiliteti i tyre. Viteve të fundit është regjistruar një ulje e këtij kredibiliteti, ndërsa kjo është më se e theksuar në rastin e Maqedonisë edhe atë për më shumë arsye.
Vendi kandidat me vite, bllokohet nga fqinji i saj Greqia, kështu që nuk mbetet shumë kredibilitet. Kjo nuk është mirë për proceset politike.
Kështu që ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav, në këtë drejtim duhet ta fokusojë veprimtarinë e tij në Maqedoni, pasi që pas raportit të fundit të KE-së dhe regjimit të kryeministrit Gruevski dhe eurokomisionerit Fuele, raportet midis Brukselit zyrtar dhe Shkupit nuk janë në nivelin e duhur.
(Autori është publicist dhe gazetar)