Gazetari David Dimbleby nuk i përmbajti dot nervat gjatë pushimit, teksa në lidhje direkte, në debat e sipër dëgjua të thoshte: “Pash zotin!” Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, menjëherë pas lidhjes direkte, pas shpinës së tij shihet një vajzë që mban në dorë një tabaka me kafe.
Këto janë vetëm incidentet e vogla dhe më të fundit që kanë ndodhur në BBC, duke marrë parasysh edhe shkarkimin e yllit të “Top Gear”, Xheremi Klarkson, i cili u konfliktua me një punonjës për racionin e drekës. /shekulli/