Telegrafi

Në barkun e djaloshit të vogël, u gjet një fetus i vdekur

Në barkun e djaloshit nga Bengali i Indisë, është gjetur një fetus i vdekur, transmeton Telegrafi.

Besohet se ai është prekur nga “fetus in fetu”, një rast i rrallë, ku fetusi i binjakut, hyn në atë të vëllait apo motrës, para se të lindë.

Meqenëse ai ankohej nga dhimbja në bark, mjekët kërkuan të bëjnë një fotografim me ultrazë.

Pas kontrollimit të fotografive, fillimisht u mendua se është tumor.

Por, më pas doli të jetë binjaku i tij, i fosilizuar. /Telegrafi/