Telegrafi

Në barkun e burrit me probleme psikike, gjetën dhjetëra monedha dhe gozhda (Video)

Mjekët menduan që ai ishte i uritur apo vuante nga ulcera, por më pas u befasuan se çfarë panë.

Dhimbjet e tij vinin nga monedhat dhe gozhdët, që kishte përpirë për tre vite rresht, transmeton Telegrafi.

Rajpal Singh kishte gëlltitur 140 monedha, 150 gozhda, si dhe bulona, vida, bateri dhe një magnet.

Me anë të endoskopisë, mjekët zbuluan “minierën” brenda burrit 36-vjeç dhe filluan më pas “gërmimin”, për të shpëtuar atë.

Pas 240 intervenimeve, mjekët në Punjab të Indisë, arritën të nxjerrin gjësendet nga metali, por ka ende punë për tu bërë.

“Kur përpija ndonjë mjet nga metali, ndihesha më mirë” ka thënë Singh, i cili vuan nga depresioni, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. /Telegrafi/