Telegrafi

Në Barcelonë entuziazëm pas shpalljes së pavarësisë (Video)

Dhjetëra mijëra qytetarë pro pavarësisë janë grumbulluar jashtë parkut që rrethon parlamentin katalonas në Barcelonë, ku kanë përshëndetur me entuziazëm lajmin e shpalljes së Republikës katalonase sot.

Seanca parlamentare u transmetua drejtpërdrejtë në ekrane gjigante në të dy rrugët kryesore të mbushura me manifestues jashtë parkut të Ciutadella, në qendër të qytetit të dytë më të madh të Spanjës.

Brohoritje, duartrokitje dhe thirrje “pavarësi” në gjuhën katalanase dëgjoheshin nga turma e zgjedhësve indipendentistë, të ekstremit të majtë në qendrën e djathtë, në momentin ku u njoftua rezultati i votimit duke shpallur Katalonjën “Shtet të pavarur” duke marrë formën e një Republike.

Republikën e miratuan 70 deputetë nga 135 në total, pavarësisht deputetëve të opozitës ku pjesa më e madhe u larguan nga salla duke bojkotuar votimin.

Duke pirë “shampanjë” katalonase dhe përqafuar me njëri-tjetrin, manifestuesit kanë kënduar të gjithë bashkë me mjaft entuziazëm, himnin e Katalonisë, pjesa më e madhe me grushtin lart. /kp/Telegrafi/