Ish-kampioni i botës në tenis, Boris Becker është në telashe të mëdha financiare.
Raportohet se gjermani ka një borxh që kap shifrën e 61 milionë eurove, të cilën ia kanë kërkuar 14 kreditorë.
Kështu së paku shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila zbulon se borxhin më të madh ia ka kreditorit zviceran, Hans-Dieter Cleven.
Në fakt, këtij të fundi fituesi i gjashtë “Grand Slam” në karrierë i detyrohet rreth 37 milionë euro.
Ndërsa pjesa tjetër e borxhit është marrë në banka të ndryshme, apo edhe personave të ndryshëm, që kanë hedhur në gjyq ish-tenistin.
Becker thuhet se në bankat gjermane ka një shumë prej 500 mijë eurove, e cila është e pamjaftueshme për të larë borxhet.
Ndryshe, 49-vjeçari gjatë karrierës ka fituar rreth 25 milionë dollarë ndërsa ka edhe një vilë në Mallorca dhe dy apartamente në vendlindje, Leimen.
Theksojmë se Becker aktualisht është analistë i tenisit në televizionin publik britanik BBC. /Telegrafi/