Site icon Telegrafi

Në banesën prej 12 metrash katrorë jetonin 37 kinezë

Kundër shtetasit kinez i cili ka bërë marrëveshje për marrjen me qira të banesës është ngritur padi për eksploatim të imigrantëve ilegalë. Banesa, e cila gjendet në katin e fundit të lagjes milaneze e njohur si “lagja kineze”, është zbuluar nga policët të cilët po patrullonin në këtë rajon, njoftojnë agjencitë vendase.

Ende nuk është e njohur nëse pronari i banesës, një italian, e ka ditur se sa njerëz jetojnë në të. Megjithatë, është kuptuar se qiraja të cilën e ka marrë ka qenë dyfish më e shtrenjtë sesa që është e zakonshme për atë pjesë të qytetit.

Exit mobile version