Site icon Telegrafi

Në banesën e sulmuesit që ishte futur në Gjermani nga Serbia, është gjetur flamuri i ISIS-it (Foto/Video)

Piktura e flamurit të Shtetit Islamik është gjetur në dhomën e emigrantit afgan, i cili kreu një sulm me sëpatë mbi pasagjerët në një tren në Gjermani.

17-vjeçari nga Afganistani ka plagosur rëndë katër persona në Wurzburg gjatë të hënës mbrëma, por pas disa minutave ishte vrarë nga policia duke u përpjekur t’iu ikë, transmeton Telegrafi.

Gjatë sulmit raportohet se i riu kishte bërtitur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).

Duke folur për televizionin shtetëror gjermane, Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann, ka deklaruar se është ende herët të flitet për motivet e sulmuesit, dhe nëse ishte anëtar i “Shtetit Islamik”.

Sulmi ka ndodhur të hënën mbrëma në një tren që ishte duke udhëtuar nga Troinhlingen për në Vircburg.

“Para se të arrinin në Vircburg, 17-vjeçari kishte sulmuar pasagjerët me sëpatë dhe thikë. Katër prej tyre janë lënduar rëndë, derisa 14 tjerë më lehtë”, thuhet në raport të policisë.

Sipas fjalëve të Ministrit të Brendshëm, Joachim Hermann, emigranti afgan ishte në futur në Gjermani përmes Serbisë, ku kishte qëndruar për disa ditë në një kamp refugjatësh. /Telegrafi/

Exit mobile version