Albana Osmani është një ndër moderatoret më të mira të televizioneve shqiptare.
Muaj më parë kishte nisur një fushatë bamirësie “Ti je një lulediell”, e cila për mision të ndihmoj njerëzit në nevojë.
Dhe puna e palodhshme e bukuroshes sonë, ka rënë në sy edhe të mediave ndërkombëtare që e kanë pasqyruar punën e saj.
Së fundi, zeshkania ka ‘pushtuar’ ballinën e revistës së mirënjohur që mbështet gratë, ‘Global Woman’.
Ajo shihet e veshur me një fustan shumëngjyrëshe dhe në kokë ka një kapelë të madhe, gjersa titulli i shkrimit të revistës londineze, “Albana Osmani, femra me vetëbesim mund ta ndryshoj botën”.
“Ata vendosën së bashku të jem pjesë e ballinës së revistës që shpërndahet anembanë globit. Është kaq e mahnitshme. Po…duke punuar me shumë zemër, pasion dhe lutje ne mund ta ndryshojmë hap pas hapi botën, duke filluar nga familja jonë, miqtë, komunitetit tonë dhe fqinjët”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në Instagram.
Ndryshe, Osmanin edhe këtë vit do ta shohim në ekranet televizive si dhe në aksione të ndryshme humanitare. /Telegrafi/