Telegrafi

Në Baden-Wurtemberg të Gjermanisë ndalohet përdorimi i burkas

Në Baden-Wurtemberg të Gjermanisë është ndaluar përdorimi i burkas nëpër shkolla, me arsyetimin se mbulimi i plotë i fytyrës sipas rregullave të Islamit nuk përkon me një shoqëri të lirë, shkruan Deutsche Welle.

Ky rajon në jugperëndim të Gjermanisë, ka njoftuar për ndalimin e përdorimit të burkas nëpër shkollës, transmeton Telegrafi.

Kryetari i këtij vendi Winfried Kretschmann, ka deklaruar se ishte e rrallë bartja e burkas për femra nëpër shkolla, por kjo ndalesë kërkohej në raste të veçanta.

Sipas tij kjo mbulesë që praktikohet tek vajzat dhe gratë myslimanë, nuk i takon një shoqërie të lirë, edhe pse pranoi se ndalimi i tyre në Universitete është më shumë një çështje komplekse. /Telegrafi/