Telegrafi

Në Baden sot ka filluar dita e dytë e bisedimeve Prishtinë-Beograd

“Të dyja palët nuk prezantuan asgjë të re. Beogradi foli për autonominë substanciale, ndërsa pala kosovare edhe një herë e paraqiti në mënyrë të detajuar vizionin e saj për partneritetin e Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane, partneritet që do rezultojë me bashkëpunim të ngushtë në gjitha fushat”, kështu e ka përmbledhur takimin e djeshëm, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni.

Ndërkaq, pala serbe e ka akuzuar atë të Kosovës se nuk i është qasur seriozisht bisedimeve dhe se është duke refuzuar çdo zgjidhje kompromisi sepse “pret nga bashkësia ndërkombëtare pavarësinë e premtuar”.

Takimi i Badenit do të përfundojë nesër kur do të flitet edhe për përfundimet që ka nxjerr Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një prononcim për media i Treshes, do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, po të mërkurën, me fillim në orën 11:30.