Telegrafi

Në Azi çmimi i naftës kalon 145 dollarët

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick u ka bërë thirrje vendeve të G8-ës të ndërhyjë te vendet prodhuese të naftës për të kontrolluar çmimin.

“Kjo që po shohim ditët e sotme nuk është një katastrofë natyrore, një cunami apo uragan, por një katastrofë njerëzore që duhet të rregullohet sa më shpejt. Bëhet fjalë për një test të sistemit botëror për ndihmën ndaj të varfërve”.