Pothuajse 400 milionë njerëz nga dhjetëra popullsi të rajonit aziatik-paqësor, jetojnë me më pak se 1,9 dollar në ditë, pavarësisht rritjes impresive ekonomike të këtij rajoni, njoftuan të mërkurën Kombet e Bashkuara dhe Banka për Zhvillim e Azisë.
Kur të llogariten edhe indikatorët tjerë të varfërisë, siç janë shëndetësia dhe standardi i jetës për të njëjtën periudhë prej vitit 2010-2013, numri i të varfërve është më i madh dhe kap shifrat prej 931 milionë, që do të thotë se çdo i katërti banor i këtij rajoni është i varfër, thuhet në raportin e prezantuar në një forum në Bangkok, transmeton agjencia Reuters.