Site icon Telegrafi

Në autostradë, rrota u shkëput nga kamioni – përfundoi në xhamin e një veture (Foto)

Një shofer është përshkruar si “njeriu më i lumtur në botë” pasi ai shpëtoi nga një dëmtim serioz kur një rrotë kamioni erdhi në autostradë dhe u përplas me xhamin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, goma u shkëputë nga një kamion në Lancashire para goditjes së veturës Peugeot të njeriut që po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Por për fat të mirë, shoferi ishte në gjendje të tërhiqej nga aty dhe vetëm pësoi lëndime të lehta.

Ndërkohë ka qenë policia që ka shpërndarë pamjet e veturës Peugeuot të dëmtuar.

Në përshkrimin e pamjeve, policia ka shkruar: “Shoferi i kësaj makine është personi më fatlumi në botë”. /Telegrafi/

Exit mobile version