Në Austri deri më tani kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit 8.813 persona, ka njoftuar sot Ministria Austriake e Shëndetësisë.
Në Tirol janë regjistruar 2.001, Vjenë 1.116, Stajersk 929, Salzburg 849, Foralberg 6060, Korushk 246 dhe Burgneland 171, transmeton Telegrafi.
Nga ky numër janë hospitalizuar 931, e 187 tjerë janë në repartin e kujdesit intensiv. Sa i përket të vdekurve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më tani janë 86, derisa ministria Punëve të Brendshme e thotë ndryshe – 99.
Deri më tani janë testuar 49.455 me testin e coronavirusit, kurse gjatë ditëve të kaluara numri i të infektuarve ka rënë, por ai i vdekjeve në mënyrë drastike është rritur. /Telegrafi/