Telegrafi

Në Austri punonjësve civilë u ndalohet shamia

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz ka thënë të premtën se planifikon ndalimin e shamisë për të gjithë punonjësit civil dhe administratën, përfshirë ketu edhe mësuesit, raporton Reuters.

Kurz është duke punuar për këte projekt ligj së bashku me Muna Duzdar, një nga ministret e qeverisë, prejardhja familjare e të cilës është myslimane.

Nëse projekt ligji miratohet në parlament, ndalimi në tërë shtetin do të jetë më strikt se ai që tashmë ekziston në Francë.

Kryediplomati austriak, Sebastian Kurz ka thënë se kryqi dhe simbole të tjera të krishtera nuk do të jenë të ndaluara, pas miratimit të ligjit.

Kurz është duke punuar që të ristrukturojë ligjet e integrimit dhe krahas shamisë islamike ai dëshiron të ndalojë edhe shpërndarjen e librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit nga myslimanët salafistë.