Telegrafi

Në Austri po mbahen zgjedhjet presidenciale, Van der Bellen po konsiderohet favorit

Austriakët sot kanë dalë në zgjedhje presidenciale ku pritet të ndodhë rizgjidhja e Alexander Van der Bellen, që po konsiderohet si “fanar stabiliteti”, derisa kjo anëtare e BE-së po lufton me krizën energjetike dhe inflacionin.

Në fushatën me sloganin “qartësi”, Van der Bellen është favorit për një mandat tjetër – kurse gjashtë kundërshtarët e tij të gjithë burra, ngecin shumë pas tij, transmeton Telegrafi.

“Kundërshtari më i madh të dielën do të jetë divani”, tha gjatë të premtes profesori 78-vjeçar i ekonomisë në tubimin e fundit parazgjedhor, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në zgjedhje.

Sipas sondazheve, liberali pro-evropian do të fitojë më shumë se 50 për qind të votave, kështu që Austria ndoshta do të shmangë raundin e dytë të votimit.

Të drejtë vote kanë rreth 6.4 milionë qytetarë nga 9 milionë sa i ka në total Austria.

Van der Bellen, i quajtur “profesor” nga mbështetësit e tij, fitoi në zgjedhjet e vitit 2016 në raundin e dytë kundër politikanëve të FPOe-së. /Telegrafi/