Telegrafi

Në Austri përsëri më shumë se 1000 raste aktive të coronavirusit

Austria regjistroi më shumë se njëmijë raste aktive të coronavirusit për herë të parë që nga muaji maj.

Numri i rasteve u rrit në 1.012 të hënën, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se infeksioni u shfaq në grupe të lokalizuara me rrugë të gjurmueshme të infeksionit.

Një prej tyre është grupi rajonal rreth qytetit verior të Linz.

Që nga e diela, 57 raste të tjera janë raportuar, duke çuar totalin në 414.

Vjena ka 347 raste aktive. Katër nga nëntë rajonet austriake nuk regjistruan raste të reja të infeksionit.

Numri i rasteve aktive kishte rënë nën 1 mijë më 20 maj, sipas autoriteteve shëndetësore. /kp/Telegrafi/