Në Austri kanë hyrë në fuqi masat e reja mbrojtëse që kanë për qëllim luftimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit, ku përveç tjerash, ndalohet edhe bartja e mbrojtëseve të plastikës, që sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk kanë kurrfarë funksioni mbrojtës.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 7 nëntori, e me vendim të Ministrit austriak të Shëndetësisë, të gjithë qytetarët obligohen të bartin maska në hyrje të hapësirave publike të mbyllura dhe në nënkalime, transmeton Telegrafi.
Njëjtë vlenë edhe për tubimet dhe manifestimet që organizohen në ambiente të mbyllura por edhe të hapura. Gjithashtu, qytetarët obligohen t’i bartin maskat me të hyrë në aeroplanë, tren, tramvaje dhe autobusë, gjithmonë duke u respektuar edhe distanca fizike prej më shumë se një metër.
E të gjithë personat që pretendojnë se nuk mund t’i bartin maskat për arsye shëndetësore, duhet gjithmonë të kenë me vete një lloj vërtetimi nga mjeku i licencuar në Austri. /Telegrafi/