Bima më e madhe në botë, e cila është tre herë më e madhe se Manhattani, është zbuluar në brigjet e Australisë.
Duke përdorur testimin gjenetik, shkencëtarë kanë zbuluar se bari i madh nënujor në Australi në fakt është një bimë e vetme, transmeton Telegrafi.
Besohet se është përhapur nga një farë e vetme për të paktën 4.500 vite. Ky bar i detit mbulon një sipërfaqe prej 200 kilometra katrorë – kështu të paktën pretendojnë shkencëtarët.
Ekipi i shkencëtarëve erdhi deri te ky zbulim krejt në mënyrë të befasishme në Shark Bay, rreth 800 kilometra në veri të Perthit.
Ata është dashur ta kuptojnë diversitetin gjenetik të një specie algash të detit, që zakonisht gjenden përgjatë pjesëve të bregdetit australian.
Shkencëtarët morën pamjet dhe i analizuan 19 mijë “shënues” gjenetikë, për të krijuar “gjurmën” e çdo mostre.
“Rezultati na ka befasuar, ekzistonte vetëm një gjurmë. Pra, një bimë u përhap në Shark Bay, dhe u bë më e madhja në planetë”, ka bërë të ditur shkencëtarja Jane Edgeloe. /Telegrafi/