Site icon Telegrafi

Në Australi thyhet rekordi botëror për paruken më të gjerë në botë, ka një gjerësi prej më shumë se 2.5 metra

Një australiane e theu një rekord botëror Guiness me krijimin e një paruke me përmasa prej 2.58 metrave të gjerë.

Organizata e rekordeve botërore Guiness njoftoi se Dani Reynolds e theu rekordin për parukën më të gjerë në botë kur ai krijoi modelin e madh të flokëve artificial.

Reynolds deklaroi se ngjyrën dhe strukturën e parukës e në flokët e saj, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Tutje ajo shtoi se krijoi një nënstrukturë për të mbështetur grumbullin masiv të flokëve artificial.

Struktura mbështetëse është bërë nga një helmetë biçiklete, tub PVC, lidhje kabllosh dhe shufra alumini, tha Guiness World Record.

Paruka me ngjyrë brune kishte dy shirita të mëdhenj rozë në të dyja anët dhe Reynolds mund të shihet duke u kthyer ngadalë me parukën veshur, me ndihmën e një kablloje sipër. /Telegrafi/

Exit mobile version