Site icon Telegrafi

Në Australi një grup maqedonas filmojnë dhe kërcënojnë secilin që voton në referendum (Video)

Në Facebook faqen “Predavnici”, postohen video incizime nga Melburni, kur një grup e maqedonasve para vendvotimit i incizojnë të gjithë ata që votojnë dhe i ofendojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kongresi Maqedonas Botëror” në Australi, që para një muajve ju bëri thirrje të gjithëve të shfaqen para ambasadës së Maqedonisë në Kambera dhe në vendvotimet tjera, të incizojnë dhe të fotografojnë, ndërsa materialet do t’i dërgojnë në Maqedoni.

Sot, përveç shtetasit që jetojnë jashtë dhe që janë paraqitur për votime, votojnë personat e sëmurë dhe të dobët, si dhe të burgosurit nëpër entet ndëshkimore-përmirësuese dhe personat të cilët gjinden në burgim shtëpiak./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version